Kuvend, zhvillohen homazhet për nder të Sabri Godos
Qindra qytetarë, të afërm, gazetarë, artistë, politikanë dhe personalitete të larta të shtetit i kanë dhënë lamtumirën e fundit, politikantit të njohur Sabri Godo. Një ditë pas ndarjes nga jeta në moshën 82-vjeçare të politikanit Sabri Godo janë zhvilluar homazhe në ambjentet e parlamentit për dy orë rresht. Qeveria shqiptare në nderim të tij, shpalli zi kombëtare këtë të dielë nga ora 12.30 deri në 14.30.
Jo vetëm krerët më të lartë të shtetit shqiptare por edhe nga Maqedonia e Kososva kanë zhvilluar homazhe në nderim të Sabri Godos.Po ashtu në homazhe ishin të pranishëm ambasadorë të shumtë akredituar në Tiranë, ambasadori Arvizu, Sequi, Wolfarth. Në këto homazhe morën pjesë edhe drejtues të Radiotelvizonit “Ora News” të cilët kanë vënë kurora me lule pranë trupit të pajetë të Sabri Godos.
Në homazhe kanë marrë pjesë presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha,kryetari bashksië së Tiranës Lulzim Basha, kryetari i LSI-së Ilir Meta të cilët kanë vendosur kurora me lule pranë trupit të pajetë të Sabri Godos. Po ashtu nga kampi opozitar kanë marrë pjesë në homazhe edhe ish presidenti Rexhep Meidani, deputetët e PS-së Gramoz Ruçi, Namik Dokle , Ben Blushi e Fatmir Xhafaj, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi.Për të nderuar Sabri Godon ka mbërritur për homazhe edhe Princi Leka i dytë.
Pas homazheve në nder të politikanit dhe shkrimtarit të njohur Sabri Godo, trupi i tij është përcjellë për në banesën e fundit ku do të prehet në varrezat e Tufinës.
Themeluesi i Partisë Republikane në Shqipëri, Sabri Godo ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 82- vjeçare. Ai ishte shtruar pak ditë më parë me urgjencë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marre mjekime në pavion, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka lënë spitalin.
Sabri Godo, ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila, në fakt, ishte serioze. Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.