E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Durrës:Rama punonte me mua për të rrëzuar Nanon

Në prag të 8 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të rinisë kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Durrësit. Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se 8 Dhjetori i vitit 1990 është një datë që meriton nderimin më të madh ndërsa shtoi se pas pavarësisë së Shqipërisë është viti më përcaktues për shqiptarët.

“Viti 90 mund të konsiderohet si viti i mrekullive dhe kjo për ju nuk është kaq e lehtë të realizohet por ata që kanë lindur para jush dhe kanë kaluar vite në regjimin më të egër kjo ka të gjithë kuptimin e vet” ka theksuar Berisha.

 “Shqiptarët ishin projektuar të rrinin në fatin e tyre, nuk kishte komb që hyri në vitin 90 më fatkeq se kombin tonë, në një varfëri dhe shtypje ekstre” iu drejtua sërish kryeministri studentëve.

Ai ka shtuar më tej se përballja e studentëve në vitet 90-të ishte më e egra pasi ekzekutoheshin nga regjimi barabar. “Përballja ishte më e egra pasi moshatarët tuaj në vitin 90 përballeshin me një regjim i cili edhe pasi kishte hequr dënimin për tradhëti ndaj atdheut ekzekutoi 83 bashkëmoshatarë tuaj që u nisën për në botën e lirë duke besuar që ligji u hoq do të mund të kalon kufirin. Ata jo vetëm u ekzekutan por në Sarandë dhe në Shkodër trupat e tyre u zvarritën në rrugët e qytet në aktin më makabër dhe kjo për të terrorizuar të tjerët” ka theksuar më tej Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha sot pas 20 vitesh, Shqipëria ka pasur arritje të mëdha dhe vendi ecën i sigurtë drejt grupit të vendeve të zhvilluara. “Vendi ecën drejt një procesi të sigurtë për anëtarësimin në BE pork y proces u pengua nga kreu i opizitës për qëllime të pastra politike. Nuk them se ai është anti-europian. Opozita ka qënë anti-NATO por jo anti-eruopiane. Rama besoi se duke bllokuar qeverinë dhe vendin do të vinte më shpejt në pushtet por përgjigjen e mori në 8 maj” ka theksuar më tej Berisha.

I pyetur nga studentët se nëse e ka lexuar librin e kreu të PS-së Edi Rama, kryeministri Berisha theksoi se si rregull duhet ta lexonte librin e kundërshtarit të tij politik por nuk e kam lexuar por ka lexuar shumë paragrafe të tij nëpërmjet shtypit.

“Si rregull nuk lexoj memorie. Libri është përgënjeshtuar universalisht pasi rezulton që autori ka harruar që ka shumë njerëz që i njohin ngjarjet ndryshe nga sa i ka paraqitur ai. Rama punonte me mua për të rrëzuar Fatos Nanon” dhe ka të regjistruar zinxhirin më të gjatë të disfatave politike dhe nuk është marrë me analizën e tyre çka do të më interesonte. Pse nuk e kam lexuar? Nga pasazhet rezulton që ai operon në mënyrën më të vjetër me armikun e brendshëm dhe kjo është kryekëput e papranueshme. Nuk mund të lexohet një libër i cili përbën një model klasor tipik. Ky libër nuk mund të lexohet pasi udhëhiqet nga lufta e klasave. Nuk mund të shkruash për ata që mund të kenë një qëllim të përbashkët. Nuk mund të shkelmohet mbi kontributin e bashkëpunëtorëve” ka theksuar Berisha
 

Sipas Berishës, Rama e ka trajtuar figurën e Fatos Nano në atë mënyrë me të cilën Enver Hoxha ka trajtuar kundërshtarët e vet.

“Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan Nanon absolutisht është mënyrë më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova të rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjafti i mbushte PD. Punoi më mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›