Kuvendet, para zgjedhjeve

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm, u kanë sjellë obligime të reja partive politike. Sipas ligjeve në fuqi, partitë politike në vend duhet që para zgjedhjeve të ardhshme nacionale t’i mbajnë së pari zgjedhjet brendapartiake. Partitë opozitare i kanë të përmbyllura zgjedhjet e brendshme në parti, ndërsa dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës megjithëse konfirmojnë se do t’i mbajnë, i kanë kaluar afatet ligjore për kuvende zgjedhore.
Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) para pak ditësh ka përfunduar zgjedhjet partiake. Nëpër këtë proces ka kaluar edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacolli. AKR’ja ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në fillim të këtij viti. Ndërsa, partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zgjedhjet e fundit i ka mbajtur në vitin 2008 dhe deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet t’i nënshtrohet edhe një herë procesit të brendshëm zgjedhor.
AAK’ja pritet të mbajë edhe një kuvend zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme nacionale. “AAK’ja e ka mbajtur Kuvendin e fundit Zgjedhor kah fundi i vitit 2008. Sipas ligjeve në fuqi, mandatet janë trivjeçare. Ne jemi në rregull sa i përket aspektit ligjor dhe demokracisë së brendshme. Para se të bëhen tri vjet, ne i mbajmë sërish zgjedhjet”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Burim Ramadani.
Partitë më të mëdha në vend, PDK’ja dhe LDK’ja po ashtu pritet të mbajnë zgjedhje së shpejti. Partia Demokratike e Kosovës, Kuvendin e fundit Zgjedhor e ka mbajtur në vitin 2005, por në ndërkohë ka mbajtur kuvend pune. Me të ardhur në pushtet, kjo parti nuk është marrë shumë me vetveten, duke përqendruar energjitë e saj në institucione.
Memli Krasniqi, anëtar i Kryesisë së PDK’së, konfirmon se partia e kryeministrit Hashim Thaçi do të mbajë zgjedhje partiake para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “PDK’ja është partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend. PDK’ja e ka rikonfirmuar besimin qytetar edhe në zgjedhjet e fundit lokale që është një shenjë e kënaqësisë së përgjithshme edhe të strukturave partiake, por edhe të qytetarëve me udhëheqjen e PDK’së. Normalisht që ne si parti jemi duke diskutuar për mbajtjen e një kuvendi gjatë këtij viti ose më së largu para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në momentin kur Kryesia dhe Këshilli Drejtues i PDK’së të marrin një vendim për datën e saktë, do të bëhet publik”.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka mbajtur zgjedhje partiake prej vitit 2006, atëherë kur nga kjo parti u nda një fraksion i madh.
Udhëheqësit e LDK’së tani janë në përgatitje të zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen këtë vit.
“Ende nuk ka datë të konfirmuar, por ka kornizë orientuese për zgjedhjet. Sivjet pritet domosdo të mbahen. Kjo faktikisht përputhet edhe me detyrimet statutare që dalin nga statuti i LDK’së. Ne po punojmë bashkë me strukturat tona në të gjitha nivelet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha Vehbi Miftari, zëdhënës i LDK’së.
Sipas Miftarit, mbajtja e zgjedhje të brendshme të LDK’së shënon edhe ristrukturimin e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.