Kuvendi Makina iu dorezua rezervave te shtetit
KUVENDI MAKINA IU DOREZUA REZERVAVE TE SHTETIT
Kuvendi i Shqiperise deklaron se makina me te cilen u kap Emiliano Shullazi nuk eshte prone e Kuvendit dhe se kjo makine I eshte dorezuar rezervave te shtetit. bdquoMakina e tipit Benz 240 me targa TR 2703L nuk eshte prone e Kuvendit te Shqiperise. Nga 24 qershori 2011 makina e lartpermendur eshte dorezuar ne rezervat e shtetit veprim i kryer ne perputhje me ligjin. - thuhet ne reagimin e Kuvendit te Shqiperise.I njejti reagim ka ardhur dhe nga drejtoria e policise e shtetit.
REAGON POLICIA SHULLAZI BLEU MAKINEN
Nepermjet nje njoftimi per shtyp policia deklaroi sot sesi makina dikur prone e Kuvendit ishte ne duar te Emiliano Shullazit ne momentin e arrestimit. Sipas policise me date 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi ka blere kete automjet me ankad nga Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave te Shtetit.
Gjate deklarimeve te dhena ne polici shtetasi Besnik Dogushi thekson se automjetin me targe TR.2703 L e ka lene per ta shitur ne servisin e Mercedez Benz ne Laprake dhe me pas kete automjet e ka blere ne kete servis shtetasi Emiljano Shullazi pa kryer ende veprimet ligjore per nderrimin e pronesi thuhet ne komunikaten e policise.
s.g/shqiptarja.com