E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve sjell ne Tirane kryeprokurorin e EULEX

TIRANE- Kryeprokurori i EULEX Klint Ulliamson viziton sot Tiranen ne kuader te hetimeve lidhur me akuzat e ngritura ne raportin e ish-senatorit zviceran Dik Marti per trafik organesh ne Shqiperi gjate luftes ne Kosove.

Ne axhenden e kryeprokurorit te EULEX-it eshte parashikuar nje takim sot me Zv.kryeministrin dhe njeheresh ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto.
Vizita e kryeprokurorit ne Shqiperi eshte paralajmeruar kohe me pare nga shefi i Misionit te BE-se per Rend dhe Ligj ne Kosove Xavier Bout de Marnhac gjate nje vizite te ketij te fundit ne Tirane.

Qeveria shqiptare eshte treguar e hapur dhe bashkepunuese per cdo lloj hetimi ne lidhje me akuzat e ngritura nga Dik Marti ne raportin e tij te Keshillit te Europes te dates 7 janar 2011.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›