E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi OK 63 paqeruajtësve shqiptarë në Cad

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi aktin normativ "Për dërgimin e një kompanie të FA në Çad. Detyrë e tyre është sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të OKB-së, në kryeqytetin e Çadit. Koha e qëndrimit është 6 muaj 

TIRANË- Një kompani shqiptare e përbërë nga 63 trupa ushtarake do të dërgohet në Çad, në kuadër të kontributit që Shqipëria jep në misionet paqeruajtëse në botë.
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi aktin normativ "Për dërgimin e një kompanie të Forcave të Armatosura në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, si kontribut i Republikës së Shqipërisë në Misionin “MINURCAT” të OKB-së".
Sipas aktit normativ të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes detyrë e kompanisë shqiptare është sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të OKB-së, në N’Djamena, kryeqytet i Çadit.
Koha e qëndrimit të kompanisë shqiptare është 6 muaj dhe misioni i saj përfundon në tetor të këtij viti.
Efektet financiare për pjesëmarrjen në këtë mision përllogariten në masën e mbi 99 milion lekë, ku përfshihet shpërblimi ditor dhe sigurimi i jetës së trupave.
Kontigjenti shqiptar i destinuar për misionin në Çad, është i dyti pas atij të dërguar rreth 10 muaj më parë (korrik 2008) në kuadër të operacionit “EUFOR Tchad/RCA”, të BE-së.

(d.b/BalkanWeB)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›