INSTAT: Kriza globale ka ulur nivelin e eksporteve
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se për shkak të krizës globale, Shqipëria ka filluar të ndjejë rënien e eksporteve. Sipas INSTAT, në muajin shkurt vendi eksportoi 7.5 miliard lekë mallra, 14.9% më pak se një vit më parë.
TIRANE- Efektet e krizës ekonomike globale po ndihen gjithmonë e më shumë në tregtinë e jashtme. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për një rënie të mëtejshme të eksporteve.
Nga të dhënat rezulton se në shkurt, Shqipëria eksportoi 7.5 miliard lekë mallra ose 14.9 për qind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Eksportet kanë qenë në rënie të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, si pasojë e krizës ekonomike globale që ka përfshirë vendet partnere. Ndërsa importet kanë pësuar një rritje të lehtë.
Gjatë shkurtit ne kemi importuar 33.3 miliardë lekë produkte ose 1.2 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas INSTAT deficiti tregtar për këtë periudhë ka arritur shifrën e 25.8 miliard lekëve. (e.n/News24/BalkanWeb)