Kuvendi, PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita

Megjithëse nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe gjatë gjithë këtyre muajve është shprehur se ky është parlament I krimit dhe korrupsionit, opozita po vijon normalisht jetën parlamentare.
Pas caktimit të Nënkryetarit të Kuvendit që do të mbahet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, Kryetarit të Grupit Parlamentarë që do të mbahet nga Gazmend Bardhi dhe nënkryetarët dhe sekretarët , sot opozita ka caktuar 4 kryetarët e komisioneve parlamentare që tashmë I janë caktuar nga mazhoranca.
Në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe sportet do ta drejtoje deputeti Luciano Boci
Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do ta drejtojë deputetja Ina Zhupa
Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do ta drejtojë deputetja Jorida Tabaku
Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do ta drejtojë deputeti, Bardh Spahia.