E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderat e AKSHI-t/ Biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, po hetohet per 2 dosje. Ne hetim edhe kompanitë e tij

Dalin detaje te reja nga thirrja e biznesmenit Ermal Beqiri ne SPAK nje dite me pare. Mesohet se biznesmeni Ermal Beqiri eshte nen hetim lidhur me tenderat e perfituar nga AKSHI.

Burime brenda SPAK bejne te ditur se per bisnesmenin per behet hetim per dy dosje te cilat jane bashkuar ne nje dosje.  Nga kontrollet e ushtruara ne zyrat e kompanise ‘SOFT and Solution SHPK SPAK ka sekuestruar disa dosje te cilat po i heton ne lidhje me abuzimet ne tendera.

Gjithashtu SPAK po shqyrton edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u.

Ermal Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI.

Ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI, ndërsa pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të paligjshme.Partia Demokratike denoncoi se në muajin tetor 2024 u shpall fituese kompania ‘SOFT and Solution SHPK’, me pronësi të Ermal Beqirit me vlerë 3.1 milionë euro, teksa janë skualifikuar dy kompani të tjera. PD i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e institucionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›