E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Reforma zgjedhore ne shtator

Kuvendi i jep nje tjeter mundesi komisionit te reformes zgjedhore. Me nje konsensus prej 118 votash, pozita dhe opozita vendosen qe te shtyjne per ne shtator hartimin e kodit te ri zgjedhor, qe politika nuk mundi ta bente brenda ketij muaji edhe pse premtoi shume. Deputeteve, anetare te komisionit te posacem te reformes, ju la nje afat deri ne 30 shtator qe te mbyllin cdo lloj diskutimi dhe te dalin me nje Kod te ri Zgjedhor, qe te plotesoje standardet e kerkuara nderkombetare. Kunder shtyrjes se punes se komisionit, doli vetem Levizja Socialiste per Integrim, e cila tentoi edhe njehere qe te pengoje vijimin e nje komisioni, ku vendimet i marrin dy partite e medha PD-PS. “Nuk do te beni dot reforme me keto menyra. Ky komision nuk do te dale dot me nje Kod kur ju e shtyni pafundesisht e nuk arrini dot te merrni vendime”, tha deputeti i LSI-se, Spartak Braho. Per te disaten here ai tentoi qe te ndryshoje menyren e votimit ne komision, por pa rezultat. “Meqe po votoni per shtyrjen, beni dhe nje ndryshim per menyren e vendimmarrjes ne kete komision. Nuk ka pse te kene veton bllokuese dy bashkekryetaret e komisionit PD-PS”, kerkoi Braho, por nuk u mor parasysh nga Kuvendi. Prej me shume se nje viti, partite politike po perpiqen qe te realizojne reformen zgjedhore, por deri me sot vetem kane deshtuar. Premtimi fundit i politikes, ishte realizimi i kodit zgjedhor brenda muajit korrik. Por duke qene se komisioni ka votuar e miratuar deri me sot vetem ceshtjet teknike te kodit, pjesa me e madhe e punes mbeti per ne shtator. Ne vjeshte do te vendoset per ceshtjet me te debatueshme, si perberja e komisioneve zgjedhore, koalicionet e partive politike si dhe ndarja e mandateve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›