Ndalohen për 72 orë udhëheqësit e Kompanisë “Higjiena”
Gjilan (Start) - Pas hetimeve gjashtë mujore nga Njësiti për Krime Ekonomike të Policisë Rajonale në Gjilan dhe pas provave të mjaftueshme për shpërdorim të detyrës zyrtare, policia dje ka ndalur për 72 orë, udhëheqësit e lartë të Kompanisë “Higjiena” . sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, tre të dyshuarit për shpërdorim të detyrës zyrtare janë Xhavit Latifaj, drejtor i përgjithshëm, Selver Morina, drejtor financiar dhe Baki Zymberi, zyrtar në Zyrën për Prokurim të kësaj kompanie.
Nga provat dhe dëshmitë e gjetura, dyshohet se tre të dyshuarit në vazhdimësi kanë përpiliuar fatura “fiktive” në shuma të konsiderueshme parash me qëllim të përvetësimit. Po ashtu dyshohet se pa asnjë bazë ligjore apo vendim Gjykate, ata kanë shlyer një shumë të konsiderueshme parash ne emër të borxheve të këqija, me çka në mënyrë indirekte i janë shmangur TVSH-së dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësiti përkatës.