E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosoves me rezolute per fundin e mbikeqyrjes

Kuvendi i Kosoves ne nje seance te jashtzakonshme miratoi te marten nje rezolute sipas se ciles parlamenti i Kosoves merr te gjitha obligimet per heqjen e mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves. Rezoluta e kuvendit te Kosoves u miratua vetem nje jave pas takimit te Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven i cili konstatoi se ne pergjithesi ne Kosove jane permbushur obligimet qe dalin nga pakoja e Marti Ahtisarit dhe per rrjedhoje viti 2012 duhet te shenoje edhe fundin e mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves nga faktori nderkombetar.

Rezoluta miratohet me 83 vota per dhe 13 kunder

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Adem Grabovci Deputetet e kuvendit te Kosoves me 83 vota per dhe 13 kunder miratuan tekstin e rezolutes. Duke njohur perparimin qe ka bere Kosova ne vitet qe nga shpallja e pavaresise dhe perparimin qe do vazhdoje ta beje duke mirepritur vendimin e Grupit Drejtues Nderkombetar per te synuar permbylljen e mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves gjate vitit 2012 dhe duke besuar se Kosova eshte e gatshme te pranoje vendin meritor ne mesin e vendeve te pavarura te botes... tha shefi i Grupit Parlamentar te PDK-se Adem Grabovci i cili kerkoi nga deputetet qe te miratojne rezoluten.

Rezoluta fton Qeverine e Kosoves anetaret e Grupit Nderkombetar Drejtues dhe Perfaqesuesin Nderkombetar Civil qe me prioritet te pergatisin dhe miratojne legjislacionin i cili eshte i nevojshem per te kompletuar zbatimin e Propozimit Gjitheperfshires Planin e Ahtisarit si dhe te hartoje te gjitha amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin shtese per tia paraqitur keto kuvendit jo me vone se kater jave nga data e nxjerrjes se kesaj rezolute.

Rezoluta e kuvendit kundershtohet nga Levizja Vetvendosja

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeTeksti i rezolutes u kundershtua nga levizja Vetvendosja e cila thote se kuvendi i Kosoves me kete rezolute paraprakisht obligohet qe te miratoje ligje qe kerkohen nga pakoja e Marti Ahtisarit ne menyre te pershpejtuar pa u diskutuar si duhet ne kuvendin e Kosoves. Kjo menyre e miratimit te ligjeve sipas perfaqesuesve te Vetvendosjes nuk perkon me demokracite parlamentare.

Rezolten e miratuar te marten ne kuvendin e Kosoves e pershendeti shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith e cili shpreh gatishmerine e tij per ta ndihmuar me konsultime qeverine dhe kuvendin e Kosoves ne amandamentimin e kushtetutes e cila do ta percaktoje perfundimin e pavaresise se mbikeqyrur.

Peter Faith mbeshtet rezoluten e kuvendit te Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Peter Faith Pajtohem plotesisht me thirrjen qe behet ne rezolute per unitet ne mesin e popullit forcave politike dhe udheheqesve te tyre ne ecjen tone perpara. Besoj se kjo duhet zbatuar ne te dy drejtime. Ne zbatimin e plote te planit gjithperfshires te presidentit Marti Ahtisari dhe ne perfundimin e pavaresise se mbikeqyrur thote Peter Faith ne nje deklarate te shkruar. Sipas tij nese konsensusi kombetar ruhet gjate gjithe kesaj kohe kjo do te dergonte nje mesazh te fuqishem per qendrueshmerine e reformave dhe zbatimin e tyre dhe rrjedhimisht do ta forconte reputacionin dhe kredibilitetin nderkombetar te Kosoves si nje shtet modern evropian.

Edhe presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga thote se permbyllja e fazes se mbikeqyrjes se pavaresise shenon nje sukses te perbashket te bashkesise nderkombetare te institucioneve te Kosoves.

Kosova do ta vendose ligjshmerine edhe ne veri te Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Afitete JahjagaPeriudhen deri ne permbyllje te misionit te Zyres Civile Nderkombetare institucionet e Republikes se Kosoves dhe bashkesia nderkombetare do ta shfrytezojne per ndertimin e nje qasjeje te perbashket per konkretizimin e pergjegjesive dhe percaktimin e bartesve te proceseve ne menyre qe kjo faze e tranzicionit te zhvillohet dhe te perfundoj me sukses. Kjo siguron permbushjen e plote te obligimeve qe dalin nga Pakoja e Ahtisaarit thote ne reagimin e saj presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga garanton bashkesine nderkombetare se institucionet e Kosoves do te vendosin ligjshmerine ne tere territorin e Kosoves duke perfshire edhe integrimin e tri komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›