E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës ka nisur në orën 11:00 të ditës së sotme seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit.

Ndërkohë që pasdite pritet të zhvillohet seanca e KS-së, për situatën në veri, Grupi Parlamentar i PDK-së, i ka kërkuar Kuvendi të Kosovës, të anashkalojë rendin e ditës dhe të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth gjendjen në veri, sidomos pas djegies së pikës kufitare numër 1.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, tha se është urgjente që të diskutohet rreth kësaj çështje dhe më pas të nxirret një rezolutë për gjendjen e krijuar së fundmi në veri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›