E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi: Të ndërhyjmë në dy pikat kufitare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe para deputetëve të Kuvendit ka arsyetuar edhe njëherë vendimin për të ndërhyrë në dy pikat e kontrollit për të rikthyer rendin atje. “Bandat serbe janë faqja e zezë, janë e keqja e Serbisë janë duke e turpëruar komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai përsëriti se nuk do të ketë kthim prapa, pavarësisht dhunës që po bëjnë bandat serbe që janë të orkestruara nga zyrtarët e lartë në Beograd. Ai bëri të ditur se për momentin pikat janë duke u kontrolluar nga KFOR-i, ndërsa informoi se atje do të kthehen shpejt policë e doganierë kosovarë.
Thaçi bëri të ditur se do të merren masa që sot për të funksionalizuar pikën doganore që iu vu flaka nga bandat serbe, që sipas tij kjo shtresë e individëve janë e keqja e Serbisë.
Ai sërish ka ftuar qytetarët që të besojnë në institucionet e Kosovës të cilët sipas tij po bëjnë përpjekje maksimale për të rikthyer rendin në atë pjesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›