E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i PD-së, Berisha: Do luftojmë mafian

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së dhe njëherësh kryeministri i vendit, Sali Berisha tha se ky është Kuvendi i fitores historike. Ai cilësoi Partinë Demokratike si arkitekte të integrimit. "PD-ja do mbetet partia e të drejtave njerëzore", theksoi ai.
Berisha garantoi opozitën se do ketë hapësirën më të madhe në misionin e saj." I ofroj opozitës frymën e bashkëpunimit për reformat e mëdha. Paralajmëroj opozitën për lirinë. Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj. Sot jemi gati për të mbrojtur votën e lirë", nënvizoi ai.
Sali Berisha pohoi se qeveria rriti buxhetin social, do vazhdojë rritjen e numrit të studentëve dhe do rrisë cilësinë e shërbimit shëndetësor. Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se do të rrisë sërish rrogat dhe pensionet. "Brenda këtij mandati nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë më pak se 2 dollarë në ditë", saktësoi ai. Edhe një herë, Berisha theksoi se kjo qeveri do të përdorë forcën e ligjit për të luftuar mafian. "Nëse mafia pushton rrugët e kryeqytetit, gllabëron prona publike në zemër të Tiranës, ligji dhe shteti nuk ekziston. Por nuk do tolerohet më mafia. Ndaj i bëj thirrje avoketërve të saj që t'i faktojnë shqiptarëve një rast të veprimit të njëanshëm, një rast të pallateve mbi rrugë e rrugica ndaj të cilave kjo qeveri do ketë përgjigje vetëm fadromat", shtoi ai.
Numri 1 i qeverisë ka premtuar zhdukje të varfërisë brenda dy viteve. "Ne do të luftojmë varfërinë. Brenda dy viteve nuk do ketë më varfëri", theksoi ai.
1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonfirmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›