Kuvendi i PD, Topalli: Rama ka zaptuar PS-në

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli hapi punimet e këtij Kuvendi duke deklaruar se ky është kuvendi i fitores. " Ky është kuvendi i fitores së mandatit të dytë të Partisë Demokratike. Vetëm 4 vjet dhe vendi ynë është transformuar. Me ne Shqipëria ka ndryshuar ", u shpreh ajo.
Topalli sulmoi kryesocialistin Rama duke deklaruar se ai ka zaptuar PS-në dhe nuk pranon zgjedhjet. "Rama nuk pranon themelin e demokracisë. Ai nuk është Partia Socialiste, ai ka zaptuar PS-në", theksoi Topalli. Sipas saj, PD-ja do shndërrojë Shqipërinë në tokën e premtuar. "Kjo parti bëri të mundur NATO-n dhe zgjedhjet e lira, kjo parti do bëjë të mundur edhe BE-në", shtoi ajo.