E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Shqipërisë bashkëpunim me Kosovën për ligjet

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të intensifikojnë bashkërendimin e punës, veçanërisht në fushën legjislative. Ky ka qenë thelbi i bisedës gjatë takimit që përfaqësues të Komisionit të ligjeve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Bahri Hysenaj, zhvilluan me me Kryetaren e Kuvendit e më pas në komisionin e ligjeve. Delegacioni parlamentar i Kosovës shprehu interes për marrjen e përvojës nga Kuvendi i Shqipërisë në hartimin e legjislacionit bazë, por në mënyrë të veçantë, për përafrimin e ligjeve të brendshme me legjislacionin europian.
Mw pas delegacioni nga kosova zhvilloi edhe një takim me ministrin e drejtësisë Bujar Nishani.
Ndërkohë në fjalën e tij kryesuesi i Komisionit të ligjeve të Kuvendit të Kosovës, Bahri Hysenaj kërkoi ndihmë për përmirësimin e ligjislaciont në Kosovë.
Më pas Deputetët e Kosovës kanë pohuar se çdo vizitë të tyren në Shqipëri shohin gjithnjë e më shumë transformimin dhe ecjen galopante infrastrukturore dhe ekonomike të Shqipërisë duke e konsideruar një model zhvillimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›