E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i antimafias të Leçes takohet me Burgaj, Bashën dhe kryeprokuroren Ina Rama

Një bashkëpunim të ndërsjelltë mes drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane për luftën kundër krimit të organizuar si dhe trafiqeve. Kjo ka qenë tema e bisedimeve në takimet e prokurorit Italian të Leçes, Cataldo Motta me drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha. Kreu i prokurorisë së Leçes i cili ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të kreut të policisë së shtetit ka pohuar për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe ka treguar se operacioni më i fundit ku u arrestuan 52 persona, nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit por ky bashkëpunim do të thellohet. "Krimi i organizuar nuk ka kufij dhe ai duhet të luftohet si nga drejtësia shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane", ka pohuar Motta, pas takimit me ministrin e brendshëm Basha. Në vijim të takimeve të tij me drejtues të institucioneve të drejtësisë prokurori i Leçes ka zhvilluar edhe një takim me kryeprokuroren Ina Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›