E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, mazhoranca ve ne prove opoziten

Parlamenti do te kete zhvillime interesante politike te enjten, pasi besohet se Partia Socialiste do te jete e paranishme me deputetet e saj ne sallen e seancave plenare.

Por jo vetem kaq. Interesante seancen e se enjtes pritet ta beje nderthurja e pranise se opozites me rendin e dites se Parlamentit.

Top Channel ka mesuar se per te futur ne rrugen e procedurave ligjore nismat e Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit, Parlamenti do te vendose qe t’i trajtoje ato me procedure te pershpejtuar.

Per kete qellim, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli do te paraqese nje projektvendim te vecante, qe do te miratohet te enjten pasdite.

Por miratimi i projektvendimit eshte pika e fundit e rendit te dites dhe rrjedha interesante e punimeve te Parlamentit te enjten do te percaktohet qe ne fillim te seances.

Mazhoranca ka vendosur ne kalendar si piken e pare te rendit te dites miratimin e projektligjit per ngritjen e gjykates administrative, nje iniciative qe ka mbetur e pamiratuar per shkak te mungeses se kuorumit te 84 votave ne Parlament.

Pas berjes se betimit te deputeteve te opozites, mazhoranca e konsideron miratimin e ketij ligji, te kerkuar me ngulm nga biznesi, si nje prove per opoziten, edhe per shkak se gjykata administrative eshte nje kusht ende i paplotesuar per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›