E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i hakerave serbë, kthehet në normalitet faqja e presidencës

Kthehet në normalitet faqja zyrtare e presidencës shqiptare pas sulmit që iu bë disa minuta më parë nga disa hackerë serbë. Më herët teksa klikoje në faqen president.al nuk mund të shihje mirëseradhen e kreut të shtetit Bamir Topi por një stemë me falmurin serb me një fushë të zezë dhe të shkruar:
"Në përgjigje të miqëve tuaj, djemëve tuaj të fortë, duke mbrojtuar uebsajtin e presidenti tonë ju dërgojmë dashuri përmes dështimeve.
Si hakmarrje ne kemi vendour t'iu godasim aty ku ju dhemb më shumë. Kjo është mënyra se si do të bëhet kjo gjë´"Po kosova është serbi".
Këto ishin fjalët e shkruara në gjuhën angleze nga hakerat serb në faqen e presidetit të republikës së shqipërisë Bamir Topi.
Ndërkohë që dy ditë më parë hakerat kosovarë kanë sulmuara faqen e presidencës serbe. Kjo ka ardhur si kundërpargjigje që hakerat serb I kanë bërë faqes zyrtare të presidencës së Kosovës. Por pas kësaj vjen edhe sulmi I faqes së presidencës shqiptare nga hackera serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›