“Kuvendi me 101 deputetë”, Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese: Do të sillte impakt pozitiv

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë Asamblesë së kësaj force politike tha se nevojitet një reflektim i thellë institucional mbi funksionimin e Kuvendit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e administrativ të vendit.
Ai hodhi idenë e një reforme të re kushtetuese që do të reduktonte numrin e deputetëve në Kuvend, nga 140 në 101.
Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues, duhet të ketë jo vetëm autoritetin për të miratuar ligje për të gjithë, por edhe bazën ligjore dhe organizative për të funksionuar si një institucion i pavarur, modern dhe i denjë për një shtet europian.
Rama: Elisa, Niko, Taulanti bashkë me Majlindën, Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të procesit të integrimit. Kanë studiuar skemat dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit me strukturën e procesit të negociatave. Dua të mbroj disa mendime që janë diskutuar gjatë këtij procesi.
Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet një cikël reformimi dhe riorganizimi për disa institucione ndër to edhe për Kuvendin e Shqipërisë.
E para gjë, që gjen dakordësi te çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv. Ndaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë objektiv i yni.
Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi. Ligji organik për Kuvendin duhet të jetë objektiv
Së treti, nevoja e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale, komision të posaçme parlamentare duke reflektuar ndryshime me fokus mirëpërgatitjen për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i kësaj reforme duhet të punojë me të njëjtin intenstitet.
Së katërti, komision i posaçëm për reformën zgjedhore, depolitizim i adminsitratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE./vizionplus.tv