E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi me gardhe metalike, përplasje mes opozitës dhe gardës. Noka: E kthyet në burg të sigurisë së lartë

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë përplasur me gardën, pasi kjo e fundit nuk i lejon të hyjnë në seancën plenare. Deputetë e opozitës kanë tentuar të heqin gardhet metalike të vendosura rreth Kuvendit duke I kërkuar gradës që të hapin rrugën.

“30 vite nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. E keni kthyer parlamentin në burg të sigurisë së lartë”, tha Flamur Noka.

Gjatë përplasjes deputeti Dashnor Sula ka tentuar disa herë të kalojë gardhin metalik apo të hyjë në Kuvend në mënyra të ndryshme, por që është ndaluar nga Garda e Republikës.

Teksa deputetët e përjashtuar të opozitës vijojnë përplasjen jashtë institucionit të Kuvendit, deputetja Sorina Koti e cila ndodhet në seancë ka kërkuar marrjen e masave për të lejuar hyrjen e deputetëve që nuk janë përjashtuar, por që sipas saj nuk po lejohen sërish nga garda.

“Të gjitha koleget e mia që nuk janë  përjashtuar janë aty jahstë dhe nuk po lejohen nga Garda që të hyjnë në seancë. Ju lutem merrni masa që kjo gjë të mos ndodh dhe koleget e mia të lejohen të hyjnë në seancë”, tha Koti.

24 deputetë të opozitës janë përjashtuara nga Sekretariati i Etikës për shkak të kaosit dhe djegies së karrigeve para ndërtesës së institucionit.

Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe deputetin Bledion Nallbati janë përjashtuar nga seancat për 60 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë.

Skenari i kaosit në Kuvend nisi që pas arrestimit të ish deputetit Ervin Salinaji për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Që nga ai moment opozita ka deklaruar se nuk do të ketë marrëdhënie të rregullta institucionale me mazhorancën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›