Kuvendi miraton Adriatik Llallen

Me 75 vota pro dhe opozitën që respektoi vendimin e marrë më herët për të abstenuar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretin e Presidentit të Republikës duke emëruar si pasuesin e Ina Ramës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallën.
Llalla, veç votave të mazhorancës mori edhe votën pro të Tom Doshit, ndërsa opozita zgjodhi abstenimin me argumentimin se sipas saj, po shkelet Kushtetuta.
Një ditë më parë zoti Llalla kaloi votimin e parë në komisionin parlamentar të ligjeve, ku u zhvillua edhe një seancë dëgjimore për të. Në fjalën e tij Llalla shpalli si objektiv të punës së tij luftën kundër korrupsionit mes prokurorëve, për të cilët tha se ishte në dijeni dhe njohës i tyre, duke qenë se vjen nga radhët e prokurorëve.
"Për një kohë të gjatë unë kam qenë pjesë e trupës së prokurorëve dhe jam në dijeni të rasteve dhe situatave ku disa prokurorë, në vend që të punojnë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, bëhen palë me ta duke luajtur më tepër rolin e avokatit se sa të prokurorit gjatë hetimit të cështjes. Por ju garantoj se këta janë pak, madje shumë pak dhe të njohur nga trupa e prokurorëve dhe qytetarëve edhe pse është krijuar perceptimi se këta përbëjnë shumicën e trupës së prokurorëve", u shpreh Llalla.
Për atë që konsiderohet si sfida më e madhe e këtij organi, pavarësinë e Prokurorisë, Llalla dha një tjetër mendim. Sipas itj, pavarësinë institucioni i akuzës duhet ta fitojë vetë dhe kjo është e mundshme vetëm për ata hetues që nuk janë implikuar me krimin dhe korrupsionin.
"Ne nuk do të presim që pavarësinë të na e japin ata, ndaj të cilëve ne duhet të jemi të pavarur, ne këtë pavarësi duhet ta fitojmë vetë me punën tonë. Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, nëse prokurori merr vendime të bazuara në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi, është i pavarur nga politika, është i lirë të marrë çdo vendim që i dikton ligji dhe bindja e tij e brendshme", theksoi Llalla.
Opozita nuk pati kundërshtime për kandidaturën e përzgjedhur nga presidenti i Republikës, por rishpjegoi votën e saj abstenuese. "Ne e konsiderojmë dekretin e presidentit të Republikës antikushtetues, kjo dhe pa pasur objeksione lidhur me kandidaturën e zotit Llalla. Ndaj për këtë shkak, pra, pse procedurialisht dekreti i presidentit është antikushtetues, pse nuk duhet të vinte në këtë kohë, por në kohën kur i takon, ne abstenojmë në këtë votim", tha deputeti socialist Sajmir Tahiri.
Ndërsa në një prononcim për Top Channel të pak ditëve më parë, deputeti socialist dhe sekretari për Cështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, akuzoi presidentin Nishani për shkelje të Kushtetutës duke krijuar një rast të paprecedent të fuqisë prapavepruese të saj.
Adriatik Llalla më parë ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Ai do të udhëheqë organin e akuzës së Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.