E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton Kodin Penal pa falsifikatoret

Megjithëse këmbënguli deri në fund për cilësimin si vepër penale atë të falsifikimit të dokumentave të zyrtare të statistikave, kërkesë që nuk u pranua nga mazhoranca, opozita dha konsensusin e saj për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në tërësi Kodi Penal u miratua me 128 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që para hedhjes në votim, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi akuzoi mazhorancës se po bllokon dy nga tre reformat e rëna dakort në marrëveshjen mes dy forcave politike.

“Ne si opozitë dhe bashkë me ju kemi një marrëveshje me 3 vendime, një brenda marsit të miratohen ligjet me 3/5, e dyta, më 15 mars të përfundojë reforma parlamentare dhe KuvendiKuvendi “shkarkon” Spahiun Nis sesioni parlamentar 2012 Taksat, rrëzohet nisma e PS e treat që brenda 1 marsit të përfundojë reforma zgjedhore. Për kërkesën e parë opozita ka dhënë kontributin e saj thelbësor duke ndihmuar në përafrimin e legjislacionit të vendit më atë të vendeve të BE-së. Por për dy të fundit, ende deri në këto momente s’ka asnjë rezultat konkret në tryezën e parlamentarëve dhe në axhendën e parlamentit për muajin mars. U provua se ju u mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statisitikave,se u duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është zhytur ekonomia shqiptare, për të fshehur borxhin që po zhyt Shqipërinë. Nëse nuk e miratojmë këtë, cfarë humbet Shqipëria? Asgjë, sepse atë që kishte për të humbur, tashmë e ka humbur. Qeveria në ikje e la Shqipërinë të papunë, në borxh, e la Shqipërinë me plagë sociale, e la Shqipërinë në një gropë të zezë, prandaj dëmin që kishit për të bërë e bëtë”, tha zoti Ruçi.

Më tej, deputeti Ruçi u shpreh se opozita pret reflektim nga ana e mazhorancës për ndërmarrjen e reformave të nevojshme.

“Ta harroni alibinë se opozita është kundër reformave dhe kundër integrimit, ta harroni alibinë se reformën zgjedhore nuk do ta bëni, ta harroni alibinë se rekomandimet e BE-së i keni përmbushur deri më sot. Nuk keni bërë asnjë hap dhe sic duket s’keni për të bërë asnjë hap. Megjithatë ne jemi këtu dhe presim reflektimin tuaj, ashtu sic pret Brukseli dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist.

Kuvendi zgjati gjithashtu edhe mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 30 prill, ndërkohë që sipas marrëveshjes së muajit nëntor, mes PD dhe PS, ky komision duhej të kishte përfunduar punën më 1 mars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›