E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brusa Te zbatohen rekomandimet e Brukselit

Kreu i Delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane Luigi Brusa i ka kujtuar qeverise shqiptare por edhe opozites qe duhet te nisin menjehere nga puna per zbatimin e kerkesave qe opinioni i BE-se jep per Shqiperine.

Ne nje takim qe ka mbajtur dje me studentet shqiptare diplomati italian qe drejton zyren e BE-se ne Shqiperi deklaroi se Jo shume kohe larg Komisioni Europian publikoi opinionin e tij per Shqiperine dhe ka nje liste me rekomandime ne te per politiken tuaj. Besoj se ato duhet te jene udherrefyesi. Partite politike patjeter qe duhet te drejtohen nga ky opinion dhe 12 rekomandimet e tij. Kjo eshte rruga e drejte. Dhe ne besojme se ata do e gjejne menyren te bashkepunojne per te gjetur porosite.

Deklarata e Bruses vjen ne nje kohe kur pritet pergjigjja zyrtare e mazhorances mbi oferten e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve. Komentet ai i beri gjate ceremonise se dhurimit te nje kolazhi librash mbi BE-ne per Qendren e Informimit te BE-se ne Tirane nga ambasada e Spanjes.

Me 9 nentor Komisioni Europian ka publikuar opinionin per Shqiperine i cili si thelb kishte nje fjali Nuk e merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri i Komisionit Europian per Zgjerimin Stefan Fule deklaroi se KE-ja miratoi nder te tjera opinionet per Shqiperine dhe Malin e Zi.

Nxisim Shqiperine qe te beje me shume perpjekje per progres. Ne kemi percaktuar disa prioritete kyce qe per rastin e Shqiperise jane 12. Ne kete menyre u kemi dhene nje rruge te qarte sesi te ecin perpara per celjen e bisedimeve. Gjithe spektri politik duhet te zgjidhe ngercin dhe tu adresohen atyre prioritete kyce thuhet ne raportin e BE-se.

Shqiperia per shkak te ngercit politik nuk ka mundur dot te marre statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e 8 majit do te jene test per Shqiperine dhe ne vjeshte do te behet nje tjeter perceptim. Mali i Zi mori statusin e vendit kandidat ndersa Shqiperia jo. Komisioneri Fule deklaroi se per Shqiperine eshte arritur ne perfundimin qe negociatat do te hapen sapo vendi te arrije nje nivel te kritereve te Kopenhages qe kerkojne stabilitet ne institucione garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor. I bejme thirrje Shqiperise qe te vazhdoje me reformat e metejshme tha Fule.

Komisioneri deklaroi se kesaj here opinioni ishte me specifik dhe kerkoi qe politikanet shqiptare te te gjitha kaheve te tregojne pergjegjesi te njejte. Politikanet shqiptare duhet te zgjidhin krizen nese arrijne te dalin nga kriza dhe te permbushin kriteret mund te presin nje rekomandim pozitiv nga komisioni tha Fule.

Shqiperia duhet te prese akoma per tu renditur perkrah vendeve te Bashkimit Europian. Eumlshte specifikuar vetem qe vendi yne do te jete ne gjendje te cele bisedimet per negociata sapo te permbushe detyrimet e nevojshme. Kritika ka pasur edhe per menyren e funksionimit te Parlamentit.

Ngerci politik i ka lene reformat ne hije dhe eshte nje shprehje qe perseritet tashme per Shqiperine se administrata eshte e politizuar. Gjithashtu e pazgjidhur mbetet edhe situata per gjyqesorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›