E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013

Me 64 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin 2013.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm investimet kapitale parashihen në vlerë 621 milionë euro, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë Merdar, kurse 30 milionë për fillimin e autostradës së re në drejtim të Hanit të Elezit.

Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.

Të hyrat doganore parashihet të jenë 915 milionë euro, kurse ato vendore 301 milionë euro. Ndërkaq deficiti primar është parashikuar të mbulohet nga bartjet e këtij viti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›