PDK e Malishevës kundërshton burgosjen e Limajt

Përmes një deklarate dërguar medieve, delegatët e Kuvendit të Degës së PDK-së shprehin bindjen e tyre të plotë se ish drejtuesit dhe pjesëtarët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të përballen me të ashtuquajturën “rasti Kleçka” Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij janë të pafajshëm.
“Konsiderojmë se paraburgosja dhe kthimi i këtij rasti në rigjykim është padrejtësi ndaj çlirimtarëve pasi jemi të bindur thellësisht në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë përpjekje për të njollosur këtë luftë nuk do të kenë sukses, raporton Koha.
Nga EULEX-i sërish kërkojmë që në vend se me burgosjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të merret me ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve dhe bandave serbe të cilat masakruan qytetarë të pafajshëm”, thotë ndër të tjera kumtesa./Indeksonline/