Kuvendi miraton në parim ndryshimet në buxhet

Deputetët e maxhorancës kanë miratuar në parim projektligjin për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2009-të me 72 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Në seancën e sotme, pavarësisht apelit të PD-së, në sallë mungojnë deputetët e opozitës.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ftoi edhe një herë deputetët e grupit kuvendor të PS-së të marrIN pjesë në punimet e Parlamentit. "Ftoj opozitën që të vijë në Kuvend, të jetë konstruktive dhe të bashkëpunojë me maxhorancën për projekte të mëdha për integrimin e vendit në BE ", tha Topalli.
Topalli përshëndeti raportin e KE-së për zgjedhjet duke deklaruar se raporti tregon progres pozitiv për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas saj, votimi në zgjedhje u vlerësua "mirë dhe shumë mirë".
Sokol Olldashi, ministër i Transporteve në seancën e Kuvendit tha se ndryshimet që propozohen nga MPPTT dhe qeveria , janë pozitive, veçanërisht për investimet në infrastrukturën rrugore. "Ndryshimet janë zhvillim pozitiv për shkak se ecuritë e realizimit në këto 8 muaj kanë qenë përtej pritshmërisë", tha Olldashi.
Olldashi kërkoi shtimin me 12 mld të buxhetit të ministrisë së Transporteve.
Ministri i Financave, Ritvan Bode tha se rishikimi i bixhetit reflekton një ekspericnë pozitive të konsoliduar në qeverinë demokratike për përmirësime që synojnë mbështetjen në financat publike dhe zhvillimeve të ekonomisë reale.
Sipas tij, rritja e shpeznimeve buxhetore është një instrument i dëshiruar për zhvillimin e ekonomisë reale që ka pasur presion nga kriza globale dhe zhvillimet në tregjeet rajonale. "Ne rrisim shpenzimet me 17 mld lekë në vit, në një kohë që vendet e rajonit kanë bërë ulje të shpenzimeve", tha ministri i Financave. Sipas Bodes, rritja ekonomike në 2009-ën do jetë 5%. Ai tha se leku ka treguar stabilitet, dhe nuk ka pasur zhvlerësim të lekut, por mbivlerësim të euros. "Leku është monedhë që duhet t'i besojmë sepse ka mbështeur zhvillimet më shpresëdhënëse të ekonomisë shqiptare dhe ka treguar qëndrueshmëri", theksoi Bode. Ministri theksoi se adpotimi i euros është proces i gjatë. Sipas Bodes investimet publike kanë pasur një rritje prej 17 mld lekë.
Deputeti i DP-së, Edmond Spaho tha se ndryshimet e propozuara në buxhet do i japin impuls të ri zhvillimit ekonomik të vendit. "Ekonomia shqiptare po shënon ritme të larta të rritjes", , tha Spaho. Sipas tij, në 2009-ën investimet publike janë trefishuar në krahasim me 2008-ën", tha ai.
Deputeti i PD-së, Gjok Uldedaj tha se uja e të ardhurave ëëhtë një masë sigurie dhe se qeveria është e interesuar për klimën pozitive në biznes
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se buxheti është i bazuar në strategji kombëtare. Sipas saj, kriza ekonomike është evituar.