E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, vlerëson raportin e KE për zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar raportin e Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i KDK-së në Edmond Haxhinasto nëpërmjet një konference për shtyp mbështeti në emër të LSI-së, vlerësimet ndërkombëtarëve së fundmi edhe të Asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës "mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe për rrugën e mbarë të reformave në të cilën po ecën qeveria e Integrimit Evropian dhe Shqipëria në përgjithësi".Sipas Haxhonastos, ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptar, siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm.
LSI i bëri thirrje opozitës parlamentare të kthehet në parlament dhe të marrë përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike, dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›