Kuvendi miraton programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e mërkurë më 16 shtator 2009 nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli.
Në hapje të seancës plenare, Kryetarja Topalli njoftoi se janë deklaruar dy grupet parlamentare dhe ftoi Kryeministrin Sali Berisha të paraqesë programin qeverisës.
Në fjalën e tij përpara deputetëve, zoti Berisha paraqiti objektivat kryesorë të asaj që ai e quajti Qeveria e integrimit Europian për katër vitet e ardhshme. Kryeministri theksin te zhvillimi ekonomik, reformat në arsim, shëndetësi dhe prespektivës europiane të Shqipërisë.
"Dëshiroj të përshëndes me mirënjohje të thellë dhe respekt të madh zgjedhësit tuaj dhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë, që me votën e tyre i dhanë parlamentit te vendit përfaqësuesit e vet të shkëlqyer, në lartësinë e integritetit, dinjitetit, aftësive që meriton. Unë dua të garantoj ata se kryefjala e kësaj qeverie dhe këtij programi, do të jetë ndryshimi që ata mirëpresin dhe për të cilin ata votuan.," tha zoti Berisha.
Duke vlerësuar arritjet gjatë mandatit të parë qeverisës, Kryeministri Berisha nënvizoi se këto arritje përbëjnë një bazë të fortë për vazhdimin e reformave në kuadër të projektit të Shqipërisë Europiane.
"Ne nisim këtë mandat, pas një lufte të suksesshme të krimit dhe korrupsionit, reformave të thella ekonomike, privatizimeve të mëdha, rritjes së shpejtë ekonomike, revolucionit të thellë fiskal dhe pothuaj dyfishimit të të ardhurave, rritjes me 68% të rrogës mesatare, dyfishimit të rrogave dhe pensioneve të ulta, dhe pasi Shqipëria është shndërruar në një ndër vendet më tërheqëse në rajon për investimet e huaja.
Nisim mandatin e dytë, ndërkohë që ekonomia shqiptare i rezistoi më mirë se të gjitha ekonomitë e tjera, krizës së rëndë ekonomike dhe financiare botërore.
Një objektiv madhor i Qeverisë së Integrimit Europian., u shpreh ndër të tjera Kryeministri, është reforma institucionale me përparësi respektimin dhe konsolidimin e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, pavarësinë e sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, dhe lufta kundër korrupsionit.
Më tej, Kryeministri vuri në dukjse se reformave të thella do ti nënshtrohen arsimi, shëndetësia, diplomacia shqiptare, duke u angazhuar për një qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë.
"Shqipëria Europiane, ndërtimi i saj, ka si kusht të të gjitha kushteve, luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit, tha ndër të tjera Kryeministri.
Objektivat më madhore të qeverisë së Integrimit Europian, tha ndër të tjera zoti Berisha, janë: konsolidimi i rritjes së shpejtë ekonomike, Shqipëria lider në rajon për thithjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Kreu i Qeverisë cilësoi energjinë dhe turizmin si shtylla kryesore të zhvillimit të ekonomisë.
Ne angazhohemi se, duke ruajtur standartet më liberale të ekonomisë së tregut, do të thellojmë gjithnjë e më shumë frymën sociale të qeverisjes sonë, luftën e pamëshirë kundër njërit prej dy armiqve më kryesorë të njerëzve të lirë varfërisë, vijoi zoti Berisha në fjalën e tij.
Një ndër synimet kryesore të listuara në këtë kuadër është ndihma ekonomike mbi dy dollarë për çdo qytetar shqiptar dhe barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit brenda vitit 2013.
Qeveri e Integrimit Europian do të bëjë cdo përpjekje, do të ndërmarrë cdo reformë dhe cdo masë tjetër apo angazhim politik, institucional, ligjor e financiar duke bërë të mundur, brenda vitit të parë të këtij mandati, që Shqipëria të meritojë vendin për heqjen e vizave me BE dhe më gjerë, të iniciojë negociatat për anëtarësim të plotë në BE duke kurorëzuar ëndrrën shekullore të kombit për rikthim dhe ribashkim me familjen e përbashkët të vlerave Europiane, tha zoti Berisha.
Gjithashtu, kreu i Qeverisë ftoi opozitën të zerë vendet në parlament duke garantuar se do të ketë rol të rëndësishëm në reformat për integrimin e vendit.
Seanca plenare vijoi me diskutimet e ministrave dhe deputetëve, të cilët paraqitën objektivat që synohet të arrihen në sektorët përkatës. Më tej, seanca miratoi programin dhe përbërjen e Qeverisë, si vijon: Sali Berisha Kryeministër
Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër
Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
Lulzim Basha Ministër i Brendshëm
Arben Imami Ministër i Mbrojtjes
Bujar Nishani Ministër i Drejtësisë
Ridvan Bode Ministër i Financave
Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Myqerem Tafaj Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
Fatmir Mediu Ministër i Mjedisit Ferdinand Xhaferri - Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Genc Ruli Ministër i Bujqësisë
Spiro Ksera Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Genc Pollo Ministër Shteti Duke i uruar suksese Qeverisë së re, Kryetarja Topalli tha se: Reformat e kësasj Qeverie që do të përgatisin Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kuvendi vijoi me votimin e zotit Ardian Turku dhe Nasip Jaçe si nënkryetarë të Kuvendit të Shqipërisë dhe miratoi përbërjen e Komisioneve të Përhershme.