Kuvendi pritet të miratojë sot reformën zgjedhore

Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme plenare reformëm zgjedhore, drafti i së cilës është miratuar para më shumë se një jave me konsensusin e dy forcave të mëdha politike PD-së dhe PS-së.
Palët politike kanë rënë dakort në unanimitet për përmbylljen e reformës zgjedhore duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjet më të debatuara siç janë, struktura e re e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, procesi ankimor, dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Ky miratim është përshëndetur më herët edhe nga dy krerët e partive të mëdha, Berisha dhe Rama, ndërsa partitë e vogla kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke e kritikuar këtë hap.
Të vegjëlit theksojnë se dy partitë e mëdha nuk morën parasysh kërkesat e tyre duke shtuar se me miratimin e kësaj reforme po planfikohet një komplot tjetër ndaj zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ndërkohë kodi i ri zgjedhor i cili pritet të miratohet sot do të aplikohet në zgjedhjet paralmentare të 2013-ës.