Kuvendi, rezolutë për ruajtjen e Veriut

Prishtinë, 4 mars, NOA - Kuvendi i Kosovës ka
miratuar një deklaratë politike, përmes të cilës fton qeverinë dhe të gjitha
institucionet të shtojnë përkushtimin për zbatimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e
tërësisë territoriale të Kosovës. Duke shtuar më pas se mirëpret mbështetjen e
Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën për forcimin e përpjekjeve të institucioneve
për veriun e Kosovës.
Propozuesi i kësaj pike, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat
Daci, në fillim të seancës kërkoi miratimin e një rezolute, e cila do ta
obligonte qeverinë për shtrirjen e pushtetit në gjithë territorin e Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Hashim Thaçi prezantoi planet e parapara për
shtrirjen e pushtetit në veri, përmes zbatimit të strategjisë për integrimin e
kësaj pjese.
Ai siguroi Kuvendin se qeveria është e gatshme ti japë fund, siç tha kryeministri,
kaosit 10-vjeçar në veri, duke përjashtuar përdorimin e dhunës si mjet për
zgjidhjen e problemeve ekzistuese në veri.
Qeveria është përfundimisht e vendosur për shtrirje institucionale dhe kujdes
institucional në veri. Strategjia për veriun është e bazuar në katër fusha
kryesore: fuqizimi i sundimit të ligjit, decentralizimi apo reformimi i
pushtetit lokal dhe themelimi i komunës së Mitrovicës së veriut, adresimi i
qeverisjes në tri komunat e veriut, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, dhe
përmirësimi i situatës socio-ekonomike në këtë pjesë të territorit të
Republikës së Kosovës, ka deklaruar Thaçi ndaj një fakti të tillë.
n.e/NOA