Nis manifestimi tradicional Epopeja UÇK

Prishtinë, 5 shkurt, NOA Ka nisur në rrugët
e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, fillon manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. I organizuar nën patronazhin e kryeministrit të
Kosovës, Hashim Thaçi, ky aktivitet parashikohet të zgjasë deri më datën 7 mars.
Bëhet me dijeni nga autoritetet kosovare se fillimi i këtij manifestimi
shënohet në Prishtinë, nesër ai vazhdon me homazhe te Varrezat e
Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë
mbahet Akademia Përkujtimore.
Pikërisht në Prekas, ky manifestim tradicional edhe përmbyllet me të
ashtuquajturën Nata e Zjarreve.
Kjo pasi, dymbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të
forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë
anëtarë të familjes së Adem Jasharit, i cili njihet edhe si komandant legjendar
i UÇK-së.
E prandaj, ky manifestim i madh përmbyllet pikërisht në këtë pikë historike për Kosovën dhe luftën e saj për pavarësi.
n.e/NOA