E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrëzon heqjen e TVSH, Edi Rama: Lajm i keq

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar ‘lajm të keq’, rrëzimin që Kuvendi i bëri sot propozimit të opozitës për heqjen e TVSH për produktet bazë ushqimore. Kreu i opozitës në editorialin e tij të radhës nënvizon se tashmë familjet shqiptare këtë fudnviti do të paguajnë më shumë, ndërkohë që fitojnë shumë më pak.

“Në parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi. Të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t'i paguajnë qeverisë 20 përqind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 përqind taksë për drita e korent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë”,- shkruan Rama.

Rama thekson se vendimi i fundit i Kuvendit, nënvizon dallimin e qartë të programit të PS dhe atij të qeverisë, i cili nuk parashikon barazi në ndarjen e barrës fiskale.

“Shitmendja e ministrit Bode tregoi edhe njëherë se oborri i Saliut jeton në një botë tjetër. Ndërsa ne, socialistët e progresistët e angazhuar në programin tonë të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë, flasim për Shqipërinë reale dhe prandaj duam e do të bëjmë realitet një politikë të re fiskale. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. E padyshim kështu do të ndodhë kur ne të mos kemi vetëm mundësinë e propozimeve, po edhe mandatin për ta zbatuar këtë politikë të re”,- shkruan Rama.

Të dhënat paraprake të censusit për vitin 2011, sipas Ramës tregojnë varfërinë drastike që ka prekur qytetarët anembanë Shqipërisë.

“Janë shifra që në Kukës, Dibër, Shkodër apo Lezhë, aty ku njerëzia bombardohet me propagandën banale antiopozitare të Saliut, tregojnë një realitet tmerrues të krahasueshëm vetëm me vende të botës së tretë për nga fuqia ekonomike e familjeve të zakonshme. Shihni tabelën:”

Tabela
Familje me ndihme ekonomike                   Familje      Raporti
Kukes               12244                                      17079          71.7%
Diber                14867                                       29624         50.2%
Shkoder           15723                                       55145         28.5%
Lezhe               7663                                         32794          23.4%
Elbasan            13998                                      74083         18.9%
Korce               10719                                       60558         17.7%
Berat                 5187                                        38427         13.5%
Gjirokaster       2574                                          22124        11.6%
Tirane               11428                                       204279      5.6%
Fier                   4279                                        83547          5.1%
Vlore                1919                                          54612         3.5%
Durres              1442                                         67984         2.1%
TOTALI             102043                                     740256       14 %

(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kuvendi rrëzon heqjen e TVSH, Edi Rama: Lajm i keq

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›