E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, seancë maratonë debati, për programin qeverisës 2013-2017

TIRANË- Programi i maxhorancës së re qeverisëse, 2013-2017, do të diskutohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Seanca është parashikuar të nisë punimet rreth orës 10.00, ndërsa në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare ka në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit. 

Sipas debatit që do të zhvillohet, ministrat e kabinetit 'Rama', do të kenë të drejtë të bëjnë mbrojtjen e programit qeverisës për fushat përkatëse. 

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, konfirmoi se në seancën e sotme do të flasin të gjithë deputetët. Ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, konfirmoi se seanca do të bazohet në rregulloren që ka të përcaktuar Parlamenti, ku secili ministër do të referojë programin në bazë të debateve të opozitës. Njëherësh do të jenë edhe një grup deputetësh të majtë që do të mbrojnë programin, të cilët kanë asistuar në hartimin e tij.
vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›