Kuvendi, seancë për dhunën kundër gruas

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të veçantë për të apeluar kundër dhunës ndaj gruas . Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se seanca e sotme është për gratë që vuajnë në ditët e sotme dhunën. Ajo tha se dhuna ndaj grave përdoret si një shenjë e dobësisë ndaj meshkujve, që nuk kontrollojnë dot veten e tyre.
Kryeparlamentarja Topalli shtoi se dhuna ndaj gruas është një dhunim i të drejtave të njeriut, është një akt për të cilën shoqëria duhet të reagojë. "Shoqëria duhet të ketë tolerancë zero për dhunën ndaj gruas. Dhuna ndaj grave është destruktive dhe mizore", pohoi ajo.
Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku tha se është koha për t'i dhënë fund dhunës. "Është koha t'i themi stop dhunës, për t'i thënë ndal fyerjes ndaj gruas", u shpreh ajo. Bulku ftoi deputetet e PS-së të kthehen në Kuvend për të mbrojtur të drejtat e grave. "Ftoj koleget deputete të PS-së të vijnë në Kuvend për të mbëshetur me ligje gratë në nevojë duke shprehur bindjen që do japim maksimumin që problemet e tyre të jënë prioritet ynë", theksoi deputetja. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se dhuna ndaj gruas po merr përmasa pandemike. "Një në tre gra në botë dhunohen. Ndaj është koha t'i themi ndal dhunës", tha ajo. Sipas saj, fenomeni i dhunës ndaj grave në Shqipëri po vihet re edhe në nivelet më të larta politike. Edhe Vokshi ftoi deputetet e opozitës që të kthehen në Kuvend që të dëgjohet zëri i të gjitha grave. "Deputetet e opozitës të tregojnë duke hyrë në Kuvend se interesat kombëtare janë më të mëdha se interesat klanore të liderit të opozitës", shtoi ajo.