E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me aleatët/ Nëse nuk hapen kutitë, protesta masive

Kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatët për të vendosur strategjinë që do ndjekë opozita nëse Berisha nuk vendos të hapë kutitë e votimit brenda afatit 10-ditor. Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama tha se PS-ja dhe aleatët refuzojnë gjuhën vulgare të përdorur nga Berisha. " Ne jemi në një mendje që në emër të gjithë popullit të refuzojmë me përbuzje jo vetëm gjuhën vulgare të përdorur nga Berisha, por edhe insinuatat e turpshme që kërkojnë të njollosin këtë lëvizje të madhe popullore", tha Rama.
Sipas Ramës, pushteti i Berishës kërkon të qendrojë përmes rrugës së paligjshme. "Ky pushtet përmes parasë së akumuluar në rrugë të paligjshme synon të mbahet në këmbë brenda një rrethi vicioz përmes rrugës së paligjshme", shtoi ai.
Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela tha në fjalën e tij se është rënë dakord se nëse Berisha nuk hap kutitë brenda afatit 10 ditor do ketë ketë një protestë të madhe të opozitës. "Pas 10 ditësh nëse kryeministri së bashku me darët që ka me vete nuk hap kutitë, atëherë do të zhvillohet protesta më e madhe, e cila do jetë masive, e fuqishmë. Nëse nuk hap kutitë, Berisha indirekt ai ka provuar se ka manipuluar zgjedhjet", pohoi ai.
Kreu i PSD-,së Skënder Gjinushi tha se Berisha nuk mund të ndalë protestat popullore. "Gjuha e forcës ëshë gjuha e dështimit siç do dështojë Berisha nga vala e re e protestave", theksoi ai.
Kreu i G99, Erjon Veliaj pohoi se tashmë nuk ka më një përplasje mes dy politikave, por një përplasje mës dy kulturave. "Në Shqipëri po përplasen dy kultura. E para që flet për dhunën dhe e dytë që kërkon vetëm paqe, siç ishte rasti i protestës sonë. Ne bëjmë leksionin më të mirë evropian që të bëjmë protesta të padhunshme", shtoi ai.
Veliaj i ka bërë apel qytetarëve të kenë vetëpërmbajtje. "Qytetarët të kenë vetëpërmbajtje. "Këto protesta do mbahen mend si hera e parë që e drejta kërkohet në mënyrë paqësore", përfdundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›