E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shqyrton disa raporte

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës do të filloj punimet me rendin e rregullt të ditës, siç koha për deklarimet jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, për të vazhduar më pas me votimin e rekomandimeve nga debati parlamentar lidhur me rirregullimin e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2012.

Gjithashtu, do të shqyrtohet raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2012, raporti vjetor i punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2012.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet kërkesa për transferin e mjeteve nga Ministria e Punëve të Brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, është hequr nga rendi i ditës shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me kërkesë të kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe dy partive opozitare LDK dhe AAK./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›