E Diel, 1 Nëntor 2026

Një i plagosur në Istog, pranga autorit të krimit

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Istog.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti nga një veturë civile ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e qëlluar në këmbë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë cal. 7.62 mm dhe dy shufra metalike, ndërsa tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit M-57 me një karikator dhe katër fishek te cal. 7.62 mm.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. Motivet e këtij rasti ende nuk janë bërë publike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›