E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Parlamenti zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e fundit para zgjedhjeve parlamentare. Gjatë seancës Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Fatjon Hoxhalli është zgjedhur në krye të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 76 vota pro, 6 abstenime dhe 4 kundër. Hoxhalli do të zëvendësojë në këtë post Leka Bungon, i cili u shkarkua në shkurt të këtij viti pasi mangësive të cilat dolën në dritë lidhur me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Ndërkohë që anëtarët e këtij këshilli u zgjidhën si më poshtë:

-Enio Civici e Zamira Kita zgjidhen me nga 77 vota pro anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH

-Alket Braho zgjidhet me 56 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Lorenc Vangjeli zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH me 72 vota pro

-Bujar Kapexhiu zgjidhet me 75 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Osman Mula zgjidhet me 84 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Petrit Beci zgjidhet me 76 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Rajmonda Bulku zgjidhet me 78 vota pro anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH

-Pano Xhixho zgjidhet me 82 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Petrit Beci zgjidhet me 76 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

-Robert Budina zgjidhet me 66 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›