E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Na e mori shpirtin”, Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit dhe komentet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet nga Tuneli i Murrizit me reagimet e qytetarëve dibranë dhe jo vetë. Një projekt i rëndësishëm për lidhjen e Tiranës me Dibrën.

Në postimin e tij, Rama ka shprehur: “Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit,” dhe ka ndarë komentet e qytetarëve vendas, duke theksuar se ky investim ka një ndikim të madh për zonën. Ai ka shkruar gjithashtu: “MIRËMËNGJES dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë.”

Hapja e Tunelit të Murrizit pritet të shkurtojë udhëtimin mes Tiranës dhe Dibrës në vetëm 2 orë, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe rritjen e sektorit turistik.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›