E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Fitore me Luksemburgun ndryshe bejme tre hapa mbrapa

Trajneri kuqezi e cileson cdo rezultat tjeter nje deshtim perballe skuadres me te dobet ne Grupin D Tri pike ne te kundert rrezikojme te kthehemi pas ne kohe

Shqiperia eshte e detyruar te fitoje. Kjo eshte bindja e trajnerit Josip Kuzhe vetem pak ore perpara sfides me Luksemburgun e cila do te zhvillohet sot ne oren 20.15. Kundershtari i radhes i pari per kuqezinjte ne Qemal Stafa ne eliminatoret e Euro 2012 eshte skuadra me e dobet e Grupit D dhe cdo rezultat qe nuk do te siguronte tri piket do te ishte jo vetem nje deshtim por do ta kthente perfaqesuesen shqiptare tre hapa mbrapa pas barazimit ne Rumani. Nese nuk fitojme me Luksemburgun ne bejme tre hapa pas. Gjate vitit te fundit te punes ne Kombetare kemi krijuar dicka mjaft te mire ne skuader jemi pergatitur per ndeshjet eliminatore por duhet te marrim nje rezultat pozitiv sidomos ne kete ndeshje qe e luajme ne shtepi dhe me kete kundershtar. Nese nuk fitojme kunder Luksemburgut do te kthehemi shume pas ne kohe dhe do te ishte nje deshtim i madh ishte deklarata e teknikut Kuzhe i cili nuk perdor lojera fjalesh per te konfirmuar se Shqiperia eshte e detyruar te fitoje. Ndryshe nga sfida e 3 shtatorit ne Rumani kete here do te jene kuqezinjte skuadra qe sulmojne dhe kerkojne fitoren. Skela mbetet i paprekshem ne rolin e organizatorit pavaresisht paraqitjes jo bindese ne ndeshjen e pare. Nuk e mendoj qe te mos e aktivizoj Skelen. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per lojen tone. Por nese Ervini nuk mund te luaje 90 minuta sigurisht une do te nderhyj gjithmone nese eshte e nevojshme. Personalisht e shoh per 90 minuta ne fushen e lojes shtoi trajneri. Nese luajme jashte fushe dhe me skuadra me te forta natyrisht qe do te kemi nje koncept difensiv. Pra me shume te rreshtuar ne mbrojtje dhe perdorim te kundersulmit per te shenuar. Por perballe Luksemburgut jemi ne skuadra qe duhet te beje lojen qe kerkon te shenoje qarkullojme me shume topin dhe sulmojme me shume lojtare. Ne kete stil loje na duhen lojtare kreative ne mesfushe. Duke parasysh qe ne ne ndeshje si me Luksemburgun do te sulmojme dhe do te luajme me dy sulmues plus Skelen dhe Muzaken duhet te mendoj edhe per fazen mbrojtese. Jemi ne nje situate te njejte me Andorren miqesore qe e fituam. Duhet te futemi ne fushe me vetebesim e te kemi edhe pak fat. Sigurisht qe ne ndeshje si kjo me Luksemburgun lojtaret duhet te japin me shume nga vetja per te marre tri piket ata duhet te bejne te pamunduren per te perhapur panik ne skuadren kundershtare. Per barazimin ne Rumani Kuzhe tha Vazhdoj te kem besim te skuadra ashtu si perpara ndeshjes edhe pse nuk e prisja qe te barazonim vetem 7-8 minuta pasi pesuam gol. Me aktivizimin e kur rezultati ishte 0-0 mendoja se mund te shenonim duke shfrytezuar shpejtesine e tij pasi kundershtari Rat ishte shume i lodhur. Gjithsesi jam i kenaqur me ate qe ndodhi ne fushen e lojes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›