Premiership 13 lojtare ne skandalin e prostitutave
Xhenifer Tompson prostituta me kosto rreth 1400 euro nata e cila beri qe Uejn Runi te perfundonte ne qender te vemendjes mund te shkaktoje nje skandal edhe me te madh ne Premier League. Mediat britanike flasin per nje sexgate te vertete pasi vajza ka pasur marredhenie edhe me te pakten 13 lojtare te tjere profesioniste duke perfshire ketu edhe dy futbolliste te martuar. Prostituta 21-vjecare nga Boltoni supozohet se ka qene nje magnet neper bare dhe lokale nate per yjet e kampionatit elitar ne Angli. Deri me tani flitet se prostituta e cila e quante veten Xheni plot leng ka pasur marredhenie me gjashte mbrojtes tri mesfushore dhe kater sulmues ndersa dy prej ketyre sportisteve jane te martuar dhe kane femije. Gjithashtu ajo pretendon se eshte shoqe me disa yje te televizionit dhe te muzikes.
Daily Mirror shkruante se Xhenifer Tompson i eshte ofruar me vetedije futbollisteve pasi kerkonte qe te bente jeten e nje Wag keshtu njihen bashkeshortet ose te dashurat e lojtareve ne Angli. Ne faqen e saj ne Facebook ne menyre te pameshirshme ajo ka publikuar foto me lojtare qe argetoheshin ne lokalet e nates ne Angli apo Spanje. Me ne fund ajo gjeti pulen e arte pasi u takua me sulmuesin e Mancester Junajtid dhe te perfaqesueses angleze Uejn Runi i cili e ka paguar per te kryer marredhenie seksuale nderkohe qe bashkeshortja e tij Kolen ka qene shtatzene me djalin e tyre. Miqte e Xhenit kembengulin se nuk kishin asnje informacion per punen si prostitute dhe nuk besojne se vajza e shiste trupin e saj per askend. Megjithate 24-vjecari Runi e ka paguar 1400 euro pas cdo marredhenieje per te pakten shtate takime sekrete. Tabloidi ka zbuluar gjithashtu se kohe me pare 21-vjecarja u kishte thene miqve te afert se e kishte zene qymyri per nje lojtar tjeter te Premier League i cili i kishte dhuruar nje ore me vlere 7500 sterlina afro 9 mije euro.
Starti i sezonit ne kampionatin anglez rrezikon te tronditet per aventurat jashte fushave te lojes se futbollisteve qe militojne aty ndersa Daily Mirror dhe The Sun kane hedhur alarmin prostituta eshte gati qe te beje publike emrat e 13 futbollisteve qe ka pasur si kliente dhe nga te cilet eshte paguar per marredheniet seksuale. Xhenifer ka shenjestruar futbollistet si kliente pasi ata jane te pasur theksonte nje burim per gazetat. Ajo punonte si vajze reklamash ne zonen VIP te lokalit te nates J2 vendi i parapelqyer i lojtareve te Boltonit ndersa si uniforme pune kishte rrobat e banjes dhe cizme me taka te larta. Kjo bente qe te mos e kishte te veshtire tu afrohej sportisteve. Nje ide per futbollistet qe rrezikojne te perfshihen ne skandalin seksual mund te krijohet nga lista e miqve qe prostituta ka ne profilin e saj ne Facebook. Legjioni perbehej nga ish-lojtari i Boltonit Daniel Shitu Deni Uelbek Mancester Junajtid Devid Bentli Totenhem El Haxhi Diuf Bllekbern Xhoi Barton Njukasell Mikah Ricards Mancester Siti Henrik Pedersen ish-lojtar i Hull Sitit Silvian Distin Everton dhe Titus Brembell Sanderlend.