E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: Me Estoninë fillon “rrugëtimi” i Kombëtares

Për trajnerin Josip Kuzhe, ky është një test i rëndësishëm për skuadrën, sepse është fillimi i përgatitjeve për edicionin e ri. “Do të kemi pothuajse një vit kohë deri në eliminatoret e kampionatit europian. Mund të them se me këtë grumbullim, puna ka filluar”, u shpreh trajneri kroat para ndeshjes.

Më tej ai shtoi se ekipi është në gjendje të mirë dhe grupi ka elementë cilësorë në përbërje. Po kështu, sipas Kuzhes, lojtarët janë të përkushtuar dhe të interesuar për të dhënë më të mirën, prandaj, përshtypjet e para pas stërvitjes 4-ditore janë të mira.

“Skuadra me tw cilwn luajmw wshtw njw pjesw e rwndwsishme e grupit, por jo kontingjenti pwrfundimtar. Kemi edhe futbollistw tw tjerw, qw janw tw dwmtuar apo kanw probleme tw tjera. Gjithashtu, kemi evidentuar lojtarw tw rinj, qw nuk wshte çudi tw na bindin mw shumw nw tw ardhmen. Ky wshtw njw proces punw dhe tw gjithw e kanw tw qartw se vetwm me pwrkushtim dhe sakrifica mund tw ngjitemi mw lart nw renditje”, nënvizoi 56-vjeçari.

Megjithëse seancat stërvitore në tokën estoneze janë zhvilluar në dëborë dhe temperatura të ulëta, për numrin një të pankinës kuqezi, faktorët atmosferikë nuk do të jenë “armik” për skuadrën: “Kushtet atmosferike nuk kanw qenw nga mw tw mirat, por kjo nuk e ka ndaluar skuadrwn qw nw dy seancat e fundit stwrvitore tw shfaqet e motivuar. Shpesh ndodh qw nw raste tw tilla, ekipi mobilizohet edhe mw shumw. Nuk duhet ta ekzagjerojmw, nuk wshtw aq keq sa mund tw mendohet”, siguroi kroati.

Skema qëdo të përdorë Kuzhe në përballjen e sotme është 4-1-4-1, me Salihin si sulmues të mirëfilltë përpara. Pas tij do të jenë Bakaj dhe Skela, kurse nga krahët Hyka dhe Lika. Sipas trajnerit, kjo është një skemë mjaft elastike, që i shkakton probleme kundërshtarit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›