Pakti për detin, rikthehet sërish për shqyrtim
Duket se vendimi i zonjës Topalli për ta hequr nga rendi i ditës së Kuvendit këtë marrëveshje, është ndërmarrë për t’iu lënë më shumë kohë palëve të interesuar për të shqyrtuar këtë marrëveshje, për të cilën është bërë jo pak bujë.
Marrëveshja në fjalë ishte parashikuar të votohej në Parlament më datë 19 tetor, por tashmë ajo është shtyrë për një datë tjetër ende të pa përcaktuar. Por, që marrëveshja të diskutohet në komisionet përkatëse, si ai i Ligjeve, i Jashtëm dhe i Sigurisë, më parë ajo duhet të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Kjo parti dhe disa parti të tjera jo parlamentare pretendojnë se i është dhënë Greqisë hapësirë detare shqiptare.