Kuzhe: Na nevojitej një fitore në Estoni
Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje, kroati i pankinës shqiptare, tha se pas humbjes së thellë me Suedinë, ekipit i nevojitej një fitore, për të rritur moralin. Megjithatë, për 56-vjeçarin, reparti i mbrojtjes ishte në një ditë të mirë në ndeshjen e të shtunës.
“Jam i kënaqur edhe nga lojtarët e rinj që u aktivizuan që nga minuta e parë. Po ashtu, fituam Bakajn, i cili është një lojtar që mund të na duhet në ndeshjet e ardhshme dhe mund të luajë si titullar. Edhe Lika e Hyka ishin mirë, por ky i fundit duhet të luajë më tepër në ekipin e tij. Disa lojtarë si Cana, Duro dhe Skela, janë të nevojshëm për këtë kombëtare”, nënvizoi Kuzhe.
Në lidhje me repartin e avancuar, kroati i stolit kuqezi pohoi se Salihi, Bogdani dhe Kapllani janë tre sulmuesit e kombëtares aktuale. Sipas tij, e ardhmja e këtij reparti është e mirë, pasi ka lojtarë të rinj tepër të talentuar.
Josip Kuzhe do të zhvillojë një tur nëpër Europë, ku do të takohet me futbollistët e ekipit kombëtar, që aktivizohen në klube të ndryshme europiane dhe gjithashtu do jetë në kërkim të elementëve të rinj që mund të jenë të vlefshëm në të ardhmen.