Rezart Taçi mbetet në burg, Gjykata nuk ndryshon vendim
Prokurori i çështjes tha gjatë seancës se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për Taçin, ndaj nuk kishte se si të ndryshonte vendimi.
Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm biznesmeni i njohur, por ai përfaqësohej nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokatët kanë ofruar 50 mijë euro garanci për lirimin me kusht të Taçit. Avokatët kanë paralajmëruar se do të apelojnë sërish vendimin e marrë sot.
Biznesmi Rezart Taçi dyshohet se ka dhunuar gazetarin Mero Baze, ngjarje e ndodhur më shumë se dy javë më parë. Bashkë me Taçin janë arrestuar edhe dy truprojat e tij.