E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe Ndaj Maqedonise te rinjtete tregojne veten

TIRANE- Trajneri i kombetares Josip Kuzhe ka kerkuar nga futbollistet e rinj qe te luajne per te fituar ne miqesoren e se merkures ndaj Maqedonise. Perfaqesuesja kuqezi do te ndeshet me fqinjet juglindore ne qytetin e Korces ndersa nuk do te jene te gatshem nje pjese e madhe e titullareve si Lorik Cana Ervin Skela Debatik Curri apo Erjon Bogdani. Kjo eshte nje ndeshje miqesore dhe une dua te shoh disa lojtare te rinj. Futbolliste si Kapllani e kane vendin e tyre ne kombetare por ne kete takim dua te shoh alternativa te tjera. Te rinjte kane shanse qe te luajne per nje kohe me te gjate pasi mungojne 6 futbolliste deklaroi Kuzhe.

Maqedonia eshte nje kundershtar qe ne vitin 2007 e ka mundur 1-0 Shqiperine ne Shkoder por Kuzhe eshte optimist se kjo sfide do te fitohet nga ekipi shqiptar. Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme pasi i sherben pergatitjeve per sfidat zyrtare te pranveres. Eumlshte nje sfide qe duhet fituar sepse duhet ruajtur atmosfera e mire. Perndryshe te gjithe e dime presionin qe krijohet rreth nesh. Nuk do te jete e lehte pasi kemi mungesa te shumta por ne do te japim gjithcka ne fushe u shpreh tekniku kuqezi. Nje nga futbollistet qe i eshte bashkuar kombetares eshte edhe Altin Lala i cili mungonte qe prej sfides miqesore me Irlanden e Veriut me 3 mars. Jam shume i lumtur qe rikthehem dhe shpresoj qe te mos demtohem me ne keto dy vjet qe me kane mbetur ne futboll deklaroi kapiteni kuqezi. Ndeshja Shqiperi-Maqedoni do te luhet te merkuren ne oren 18 ne stadiumin e Korces.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›