Kuzhe Ti fitojme te gjitha ndeshjet ne shtepi

Shqiperia triumfoi me Luksemburgun skuadren me modeste ne grupin eliminator te Euro 2012 ndersa tashme vjen perballja me boshnjaket qe se bashku me Francen dhe Rumanine synojne kualifikimin.
Eliminatoret sapo kane nisur dhe per momentin nuk kemi asnje objektiv konkret. Nuk mund te themi qe duam te fitojme grupin te renditemi te dytet apo te tretet. Edhe pse here pas here ka regjistruar rezultate te suksesshme deri me tani Shqiperia eshte renditur e pesta ose e gjashta. Ne deshirojme qe te bejme nje hap perpara dhe ne keto eliminatore te leme poshte vetes edhe nje skuader tjeter pervec Luksemburgut. Kjo nuk do te jete e lehte per tu realizuar pasi kundershtaret ne keto eliminatore kane kualitet dhe mjaft reputacion ne arenen nderkombetare. Gjithsesi besojme se ne kete grup te gjitha skuadrat do te humbasin pike gjate rruges se tyre ne do te kerkojme te pesojme sa me pak humbje ne menyre qe te kemi pozita te mira ne klasifikim. Synojme ti fitojme te gjitha ndeshjet ne shtepi dhe ti kenaqim tifozet tane deklaroi Kuzhe.
Ndeshja me Bosnje-Hercegovinen do te luhet me 8 tetor ne Qemal Stafa e ashtu si ka bere edhe me pare tekniku kuqezi i ka paralajmeruar kundershtaret se nuk i pret nje ndeshje e lehte. Ai tha Pas ndeshjes ne Shqiperi Bosnja do te shohe gjendjen e saj reale. Ata jane nen presion pasi nese humbasin kete sfide objektivat e tyre per kualifikim do te tronditen. Gjithsesi i shoh boshnjaket si kandidate per vendin e pare ne keto eliminatore se bashku me Francen Rumanine apo Bjellorusine. Ne ndeshjen e tetorit do te isha i kenaqur edhe me nje barazim nese skuadra ime luan mire. Megjithate ne do te futemi ne fushe per te fituar dhe Bosnja nuk do ta kete aspak te lehte ne Tirane. Nuk e mendojme humbjen do te shfrytezojme shanset e krijuara per te marre maksimumin.
Kuzhe shtoi se rezultati mbetet primar Duhet ta mbyllim kete sfide me emocione pozitive qe do te thote te mos humbasim. Ai theksoi se per te qene e suksesshme Shqiperia duhet te luaje ne menyre kompakte. Trajneri kroat gjithashtu beson se momenti i mire qe po kalojne kuqezinjte mund te jete avantazh pasi ne situata te tilla lojtaret japin me teper se kapaciteti i tyre.
E kemi te qarte se na pret nje ndeshje e veshtire me nje skuader qe ka mjaft lojtare cilesore. Gjithsesi do te perpiqemi te jemi kompakte dhe te motivuar me Bosnjen eshte e veshtire te luash ne sulm por do te gjejme nje taktike per te arritur rezultat dhe per tu bere surpriza kundershtareve. Aktualisht jemi nje skuader e mirorganizuar dhe atmosfera eshte mjaft e mire ne nje situate te tille lojtaret japin me teper se aftesite e tyre reale perfundoi drejtuesi i stolit te Kombetares.