E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Chelseas

Mesfushori i Chelseas Florent Malouda beson se klubi mund te ngre trofeun e Liges se Kampioneve kete sezon. Seria e fitoreve e gjigantit londinez perfundoi te shtunen pasi ata u mposhten 1-0 ne Manchester City. Mirepo reprezentuesi francez ka insistuar se ekipi i Carlo Ancelottit ka potencial te fitoje cmimin kryesor ne stadiumin Wembley ne maj te vitit te ardhshem.

Eshte objektiv i madh per kete klub te fitoje Kupen e Evropes. Ne ndihemi sikur ky eshte viti kur mund ta fitojme. Por kushdo qe thote se rendesia e Liges se Kampioneve eshte me e madhe se Premierliga e ka gabim ne e dime rendesine e te dyja ketyre garave. I duam te dyja. E dime se do te jete veshtire por kemi ekip mjaft te forte tha Malouda per tabloidit anglez Daily Star.

Mesfushori i cili ka shenuar gjashte gola per ekipin kete sezon ka lavderuar menaxherin Carlo Ancelotti. Mendoj se Ancelotti eshte njeri prej trajnereve me te deshmuar. Secili futbollist ne klub eshte i kenaqur me punen e perbashket dhe te gjithe e duam Ligen e Kampioneve. Ky mund te jete sezoni yne perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›